
TIRANË-Në nisje të protestës së opozitës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Bllokimi i akseve kryesore rrugore në Tiranë ka krijuar kaos trafiku. Situata është tensionuar në tek “Pallati me Shigjeta”, ku makina ka tentuar të kalojë mbi protestuesit. Probleme ka patur edhe në zonën e 'Zogut të Zi', ku shoferët janë acaruar dhe kërkojnë të kalojnë duke u rënë borive papushim.
Përpos thirrjeve të Policisë deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestuesit, uniformat blu bëjnë thirrje me megafona për të liruar qarkullimin dhe mos penguar qytetarët.
Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale./ZËRI