Politikë

Tensione në Kuvend/ Garda rrethon foltoren! Berisha: Rama ka shkuar të takojë Veliajn në qeli

F.I
Tensione në Kuvend/ Garda rrethon foltoren! Berisha: Rama ka shkuar të
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama ka shkuar në Durrës që t’i çojë Erion Veliajt në qeli Troplinin që t’i mbyllë gojën. Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.

Sali Berisha: Rama po e kërcënon Veliajn me Troplinin e tij! Garantoj se po i ndodhi gjë, do përgjigjet personalisht Kërkoj rikthimin urgjent në parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës ëpr t’i dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Veliajt. Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini. Xhevdet Troplini u dërgua atje për t’u kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë.Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve. Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmrrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit. Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit? Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë. Duhet të sillet këtu dhe të votohet. Përndryshe ku është Klotilda që ankohej për prokurorin? Ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Se Velica, po të futeshin edhe këto që i ka përjashtuar prokurori, ia kalonte edhe Lajla Asadit. Lajla shkoi në Moskë, atje ia numëruan dhe i doli 1 milion euro garderoba. Velicës i doli gardëroba 867 mijë euro. Po këto nuk i ka futur prokurori o ish-pastor. Ja ku i ke.

Poll

MOS HUMB