Politikë

Interpelanca Dogjani-Hoxha/ Deputeti: Mafia ekzekuton pa frikë! Hoxha: Ka rënie të numrit të vrasjeve

Dogjani tha se në vitin 2024 ekzekutimet në vendin tonë arritën në shifra alarmante, duke thënë se në vendin tonë nuk ka siguri, e as rend.

F.I
Interpelanca Dogjani-Hoxha/ Deputeti: Mafia ekzekuton pa frikë! Hoxha: Ka
Asllan Dogjani dhe Ervin Hoxha

TIRANË-Në fillim të seancës plenare ashtu si dhe ishte njoftuar në rend të ditës, u mbajt interpelanca mes ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe deputetit demokrat Asllan Dogjani, për sigurinë në vend. Dogjani tha se në vitin 2024 ekzekutimet në vendin tonë arritën në shifra alarmante, duke thënë se në vendin tonë nuk ka siguri, e as rend.

Asllan Dogjani: Krimi ka hyrë në çdo familje e po terrorizon qytetarët shqiptarë. Të kthehemi tek vrasjet, viti 2024 ka qenë një ndër vitet më të përgjakura, me një numër të lartë vrasjesh, nga ekzekutime mafioz, te vrasjet për larje hesapesh, apo krime brenda familjes. Ju keni dështuar në mbrojtje të jetës dhe pronës, duke analizuar listën e gjatë të vrasjeve të 2024, shumica janë kryet me egërsi të madhe, vrasje mafioze që përcjellin pasiguri, frikë panik. Vrasjet ndodhin mes qytetin, në rrugë, lokale, banesa, terrori ka mbuluar çdo cep të Shqipërisë, Shkodër. Elbasan, e deri në derën e shtëpisë e dhomën e gjumit. Ekzekutime me automatik, vrasje me thikë, rrahje. Kriminelët kanë kryer vrasje më mënyrë brutale pa patur frikë nga pasoja duke dëshmuar një sistem të dështuar të rendit dhe ligjit. Ky vend është kthyer në zonë lufte, mafia dhe bandat vrasin pa frikë se do ndëshkohen dhe duke u mbrojtur edhe nga instancat shtetërore. Shteti ka dështuar, se qeveria nuk është më armiku i krimit, por aleati i tij.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri Hoxha duke iu referuar shifrave tha se se “ka një rënie progresive të vrasjeve nga vit duke shënuar një rekord të minimumit historik gjatë dy viteve të fundit”.

Ervin HoxhaKa rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit, shënon rekord historik. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Deri në këto momente mbi 80% e vrasjeve janë zbuluar dhe 94 për qind vrasjet në tentativë të sbuluara. Shifrat flasin vetë, por nuk dëshmojnë çrrënjosjen totale të kriminalitetit, sepse historia e tregon se është e pamundur, madje edhe në vende më të zhvilluara. Pjesa më e madhe e krimeve të vrasjeve vijnë nga motive e shkaqe banale, shkaqe të çastit. Kemi fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. Konstatimet dashakeqe për sigurinë kanë qëllime të eklipsojnë rezultatet e arritura këto vite. Ndihem i keqardhur që po përdorni e trajtoni publikun si spektatorë, me raste fatkeqe.

Poll

MOS HUMB