Politikë

Hera e tretë! Kryeministri Rama sërish vizitë në bashkinë e Tiranës

F.I
Hera e tretë! Kryeministri Rama sërish vizitë në
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish ditën e sotme në bashkinë e Tiranës. Sipas raportimeve, Rama ka zhvilluar takim me nënkryetarët e bashkisë. Kjo është hera e tretë që kryeministri shkon në bashkinë e Tiranës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB