
TIRANË-Kreu i Paristë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burgun '313', prej 21 tetorit të vitit të kaluar edhe pse në qeli ka vijuar me aktivitet e tij sportive, nga palestra tek 'ping-pongu'. Meta e ka shprehur hapur dashurinë e tij për aktivitetet sportive, por së fundmi i janë ndaluar.
Telefonata live në studion televizive pak ditë më parë me gazetarën Beti Njuma, i ka kushtuar Metës. Kreut të PL-së për 10 ditë i është ndaluar të ushtrojë aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit.
"Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma. Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës“, tha sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI