TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve. Kryedemokrati teksa komentoi firoren e Peter Magyar në Hungari, u ka bërë thirrje krerëve të seksioneve dhe deputetëve të PD që të reagojnë vazhdimisht në rrjetet sociale dhe të jenë më aktivë me statuse dhe videot e tyre. Berisha tha se rrjetet sociale do të monitorohen për gjithësecilin, pasi antarët e PD kanë vënë re se shumë prej drejtuesve rrinë të heshtur dhe nuk reagojnë.
Sali Berisha: Opozita aty opozita kishte dominuar në rrjetet sociale… T’i kundërvihemi. Ne mjete të sigurta kemi rrjetet tona sociale, aty nuk na pengon dot njeri. Shkarkoni të gjithë AI, t’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ndonjëherë kanë halucinacione, por ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t’i keni në mënyrë që të kundërshtoni ato trillime që ai bën. PD ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje në mënyrë që të njohë një dimension të ri dhe të sigurtë në betejën tonë.
Kreu i PD kërkoi po ashtu takime në terren me bazën e partisë dhe me qytetarët. Berisha theksoi se kryetarët e degëve, koordinatorët e degëve, drejtuesit politikë, edhe kryetarët e bashkive partjetër duhet të kenë një axhendë të vazhdueshme.
Sali Berisha: Insistoj në dialog intensiv me çdo qytetar shqiptar! Ai ka propagandën, ne kemi takimin, kemi dhe rrjetet sociale. Por takimin me njerëzit nuk e zëvendëson asgjë. Ai nuk ulet dot me qytetarët por shkon vetëm në organizatat e partisë që e di që janë strofkulla krimi. Kurse ne ulemi, dëgjojmë, pranojmë kritikat dhe marrim sugjerimet nga qytetarët. Prandaj është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët e degëve, drejtuesit politikë, edhe kryetarët e bashkive partjetër, të kenë një axhendë të vazhdueshme takimi me strukturat, takimi me qytetarët. Është e domosdoshme. Nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i dëgjojnë, të arsyetojnë me ata, t’ë debatojnë, t’u shpjegojnë, kjo është e një rëndësie kapitale për ne. Jemi në kilometrin e fundit. Prapë e them këtë dhe do ta them gjithnjë.
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve vjen para protestës së radhës, e cila do të mbahet më 17 prill/ZËRI