Politikë

Konsulta për qeverinë e re?! Zbulohet a i takoi Rama dje ish-ministrat në Kryeministri

Por burime nga kryeministria i thanë ZËRI se në fakt, takimet e djeshme nuk lidhen aspak me këto raportime që kanë dalë në media. 

f.g
Konsulta për qeverinë e re?! Zbulohet a i takoi Rama dje ish-ministrat
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Disa pamje të shpërndara gjerësisht dje në rrjetet sociale ku shiheshin disa ministra të qeverisë Edi Rama duke hyrë e dalë në Kryeministri, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama ngritën një valë aludimesh në rrjetet sociale se kreu i qeverisë kishte nisur konsultime për kabinetin Rama 4. Por burime nga kryeministria i thanë ZËRI se në fakt, takimet e djeshme nuk lidhen aspak me këto raportime që kanë dalë në media. 

Delina Ibrahimaj, aktualisht ministre pa portofol, ka zyrën në Kryeministri, e po ashtu edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. 

I njëjti fakt qendron edhe për ish-ministrin Ervin Mete, i cili është aktualisht këshilltar në Kryeministri dhe ka zyrën në këtë godinë. Rikthimi i Metes sërish te Financat nuk ka gjasa të ndodhë ndërkohë që emrat e rinj pritet të bëhen publikë në Asamblenë e Partisë Socialiste. 

I vetmi takim që kryeministri zhvilloi dje në kryeministri ishte me biznesmenin Behxhet Pacolli. 

Në këtë situatë, pritet që të jetë shtatori muaji i lajmeve të mëdha, ndërkohë që spekulimet për qeverinë e re vazhdojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB