
TIRANË- 110 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare! Mëngjesin e 11 majit, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit do të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Këto zgjedhje vijnë me risi, duke i bërë krejt ndryshe nga të tjerat për shumë arsye. Një është vota e diasporës, e cila implementohet për herë të parë; kemi një rikthim që kërkohet nga Sali Berisha dhe një mandat të katërt nga kryeministri Edi Rama. Por ndryshe nga herët e tjera kur shqiptarët u janë drejtuar kutive të votimit, kësaj here duket se ka më shumë zëra të rinj.
Të paktën në dukje!
Sesa mbështetje kanë dhe sa e kanë fituar besimin e qytetarëve, do ta mësojmë më 12 maj, por ZËRI ka nisur një 'rubrikë', ku do të jeni ju ata që do të zgjidhni atë që iu bind më shumë për të dhënë votën. Më poshtë, ndër të gjithë përfaqësuesit e partive politike (të rejat), zgjidhni një të cilin do të ishit gati që ta votonit. E njëjta "procedurë" do të ndiqet edhe për 2 grupimet e tjera parlamentare (PS dhe PD).
Pra; nëse votimet do të mbaheshin nesër dhe në listë do të kishit vetëm partitë e reja, kujt do t'ja jepnit votën?
SONDAZHI I ZËRI: