TIRANË- Incidenti në protestën për Azbi Spahiun ka ndezur një shkëndijë në mesin e 'të rinjve' në politikë! Ndërhyrja e Adriatik Lapajt për të marrë fjalën në protestën e organizuar nga "Lëvizja Bashkë" shkaktoi tensione, që u pasuan nga akuza të ndërsjellta. Dje, debatin e nisën dhe e vazhduan dy krerët e partive politike; Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori, të cilët shkëmbyen edhe akuza. Por duket se asgjë nuk ka mbetur me aq. Edhe sot ka pasur replika...por prej distance.
Politologu dhe analisti Endri Tafani ka bërë një lidhje të "Lëvizjes Bashkë" me Fondacionin Roza Luksemburg (RLS). Sipas tij, Dagmar Enkelman, shefja kryesore e RLS ka qenë që në vitet '70 anëtare e partisë në pushtet në Gjermaninë Lindore komuniste. Duke përmendur lidhjet "pro-ruse" të fondacionit dhe detaje të tjera që i ka listuar në shkrimin që ka publikuar në rrjetet e tij sociale, Tafani ka një pyetje. Ose më saktë kërkon një sqarim: Në kuadër të transparencës që duhet për çdo lëvizje politike është mirë për Lëvizjen Bashkë të sqarojë raportet historike të saj me Fondacionin Roza Luksemburg rrjetin e financuar nga ajo organizatë si dhe lidhjet me partitë simotra në Europë.
Nga ana tjetër, Kristjan Zoto, një nga aktivistët më të vjetër të "Lëvizjes Bashkë" ka disa pyetje për Adriatik Lapajn. Edhe ky i fundit në një shkrim në rrjetet e tij sociale e pyet për burimin e të ardhurave, mënyrën sesi ka siguruar praninë mediatike, përse ka pasur një përballje me kryeministrin Edi Rama dhe të tjera. Në fund ka një "kunjë" duke iu referuar akuzave të Lapajt se anëtarët e Lëvizjes Bashkë janë komunistë.
"Nëse Arlind Qori dhe Lëvizja BASHKË janë komunist të Enver Hoxhës, shërbëtorë të pushtetit, apo dreqi me të birin, pse u shtrin dorën prej 8 muajsh?!,"-e mbyll shkrimin e tij Zoto.
Tashmë dritat e debatit politik duket janë zhvendosur tek 'të rinjtë'. Edhe pse ndoshta jo zyrtarisht, fushata ka nisur...
DY REAGIMET PAS INCIDENTIT:
ENDRI TAFANI
Akuza për financime të fshehta drejtuar Adriatik Lapaj nga Lëvizja Bashkë është një ripërsëritje e mënyrës të ndyrë si bëhet politika në Shqipëri. Kur nuk të pëlqen diçka, i thua tjetrit je i shitur, agjent etj. E kemi parë nga politikanët e vjetër dhe për fat të keq po e shohim nga ata që pretendojnë të jenë të rinj. Gjithsesi në kuadër të transparencës që kërkohet nga Lapaj është mirë që dhe Lëvizja Bashkë të jetë transparente për lidhjet e saj me Fondacionin Roza Luksemburg dhe rrjetin e saj. Lëvizja Bashkë është akuzuar në media që dikur si OP ka marrë financime nga Fondacioni Roza Luksemburg, një organizatë marksiste. Artikuj të drejtuesit të OP janë publikuar në revistën serbo kroate Bilten, një revistë që bashkëpunon me zyrën lokale te Fondacionit Roza Luksemburg, zyrë lokale që e ka adresën në Beograd. Për ata që nuk e dinë, shumë figura të Fondacionit Roza Luksemburg (RLS) kanë punuar më parë për policinë sekrete të Gjermanisë Lindore STAS-i. Dagmar Enkelman, shefja kryesore e RLS ka qenë që në vitet '70 anëtare e partisë në pushtet në Gjermaninë Lindore komuniste dhe duke sharë borgjezine e Gjermanisë Perëndimore ka marrë PhD nga Akademia e Skencave shoqërore komuniste ironikisht në të njëjtën periudhë që ra Muri i Berlinit. Pas rënies së murit komunistet gjermane krijuan Fondacionin Roza Luksemburg si dhe ndryshuan emrin e partisë. Sot ata njihen si Die Linke (e majta) dhe janë pro-Putiniste të hapur. Gregor Gysi një tjetër antar i Die Linke, i cili hapi zyrën e Fondacionit Roza Luksemburg në Neë York ishte bashkëpunëtor i STAS-it që nga viti 1978, dhe duke qenë avokat spiunonte klientët e tijne policinë sekrete komuniste gjermane. Kerstin Kaiser, përfaqësuese e Fondacionit Roza Luksemburg në Moskë është një tjetër bashkëpunëtore e STAS-it por edhe e KGB që nga vitet 70. Ishte kjo që vuri kontaktet midis Kancelarit Gjerman Shroeder dhe Putin në 2001 në kuadër të "Dialogut të Peterburgut" . Për politikën e tij proruse Shroeder me vonë si shpërblim, u vu në Bordin Drejtues të Gazprom, gjigantit rus të naftës dhe gazit. Në këtë proces "Dialogu" mori pjesë dhe André Brie, një tjetër punonjës i Fondacionit Roza Luksemburg që ka qenë bashkëpunëtor i STAS-it Vëllai i tij Michael Brie, po ashtu është pjesë e Formacionit Roza Luksemburg dhe ka qenë bashkëpunëtor i STAS-it. Kryeministri i fundit i Gjermanisë Lindore komuniste, Hans Nodroë, ishte dhe ai pjesë e Fondacionit Roza Luksemburg dhe gjithashtu kishte lidhje me KGB. Fakt interesant, Putin ka qenë agjent i KGB në Dresden, në të njëjtën periudhë që Modroë ishte sekretar i partisë në Dresden. Për meritat e veçanta, në 2017 Modroë mori prej Putinit Urdhrin e Miqësisë. Christa Luft është një tjetër antare e Fondacionit Roza Luksemburg, ish-informatore e STAS-it. Në kuadër të luftës për "Neë Green Deal" nëpërmjet organizatave ambjentale Fondacioni Roza Luksemburg ka luftuar rritjen e sektorit energjitik dhe industrisë në Europe, ndërkohë që nga ana tjetër promovonte varësinë energjitike të Europes nga Rusia nëpërmjet Gazprom. Në të njëjtën kohë me mbështetjen e organizatave të ekstremit të majtë si AntiFa ka synuar gjithmonë shkaktimin e trazirave sociale në çdo vend perëndimor. Siç shikohet Fondacioni Roza Luksemburg është krijuar dhe ka figura të rëndësishme ish agjentë, nformatore e bashkëpunëtorë të STAS-it dhe KGB që në nivelet më të larta prandaj me të drejtë është akuzuar shpesh që është një vegël e Rusisë dhe e Putinit, për dominimin e Perëndimit. Për këtë arsye, ne kuadër të transparencës që duhet për çdo lëvizje politike është mirë për Lëvizjen Bashkë të sqarojë raportet historike të saj me Fondacionin Roza Luksemburg rrjetin e financuar nga ajo organizatë si dhe lidhjet me partitë simotra në Europë.
Kristjan Zoto
PESË PYETJE PËR TIKUN
1. Nga financohet Adriatik Lapaj dhe lëvizja e tij politike?
Në ëebsite të lëvizjes "Shqipëria Bëhet", raportohen vetëm 9318 euro të mbledhura nga 116 dhurues, në një periudhë 12-mujore (dhjetor 2023 – dhjetor 2024). Si është e mundur që me këtë buxhet të kufizuar janë organizuar aktivitete luksoze brenda dhe jashtë vendit, përfshirë udhëtime dhe takime ndërkombëtare? Për më tepër, deklaratat e Lapajt janë kontradiktore: herë thotë se aktivitetet financohen nga të ardhurat e tij si profesionist, herë nga kursimet e prindërve dhe herë tjetër nga donacionet e shqiptarëve (10 mijë euro në muaj deklaron publikisht, por mesatarja nuk i kalon 716 euro në muaj). Cila është e vërteta?
2. Pse Edi Rama pranoi një debat publik me Adriatik Lapajn në TV Klan?
Edi Rama ka shmangur sistematikisht debatet publike me kundërshtarët politikë të tij, përfshirë liderët kryesorë të opozitës. Pse zgjodhi të përballet me Lapajn, një figurë të re politike, e cila ende nuk kishte një bazë të konsoliduar elektorale? A ishte ky debat i iniciuar nga Endri Fuga dhe stafi i tij për të promovuar Lapajn si një "opozitë të kontrolluar", duke synuar të zbehte ndikimin e kritikëve të tjerë më të ashpër ndaj qeverisë?
3. Si arriti Adriatik Lapaj të dominojë hapësirën mediatike brenda një periudhe të shkurtër kohore?
Në më pak se dy muaj, Lapaj u shfaq në intervista të gjata personale në çdo emision kryesor të darkës, pa pasur ndonjë aktivitet politik apo protestë të rëndësishme, por si OJF. Çfarë faktori ose mbështetje e bëri të mundur këtë promovim të jashtëzakonshëm? A ka Lapaj një marrëveshje të heshtur me grupet e interesit që kontrollojnë mediat në Shqipëri, apo ky është një investim i qëllimshëm për ta pozicionuar atë si një lider "të sigurt" për pushtetin aktual?
4. Cili është qëndrimi i tij ndaj oligarkëve kryesorë të Shqipërisë?
Deri më tani, Adriatik Lapaj nuk ka bërë asnjë denoncim të qartë për individë si Samir Mane, Shefqet Kastrati, apo Bashkim Ulaj, të cilët janë përmendur shpesh për ndikimin e tyre të fuqishëm mbi qeverinë dhe ekonominë e vendit. A ka ai ndonjë marrëdhënie personale, politike apo financiare me këta individë? Nëse jo, pse nuk ka marrë një qëndrim të fortë kundër tyre dhe rolit të tyre në ndërtimin e një ekonomie të kontrolluar nga monopole dhe interesa klienteliste?
5. Kush e ka nxitur për të bërë protagonistin dhe prishur protestën e Lëvizjes BASHKË kundër kapjes së shtetit nga oligarkia?
Shumë mirë mund të shkonte tek Mirela, Aldi, Redi ose kushdo tjetër që kishte shiriti në krahë të shkruar "organizator" edhe të kërkonte fjalën. Kjo çoroditje çoj ujë vetëm në mullirin e Samir Manes, sepse emri dhe ndikimi i tij u harruan dhe çështja u zhvendos tek "censura" ndaj Tikut. *edhe diçka që u kujtova tani: Nëse Arlind Qori dhe Lëvizja BASHKË janë komunist të Enver Hoxhës, shërbëtorë të pushtetit, apo dreqi me të birin, pse u shtrin dorën prej 8 muajsh?!/ZËRI