
TIRANË-Në Kuvend po diskutohet për pr.ligjin që parashikon shtyrjen e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara për emigrantët shqiptarë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi pr.ligjin, ku tha se prek 520 mijë votues që ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe se kjo është një mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Po sjellim në seancë për miratim pas diskutimeve në komisionet dy akte normative që zgjaten afati i vlefshmërisë për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën deri në fund të maji 2025 që diaspora të votojë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për 11 majin. Këto janë hapa ta domosdoshme për garantimin e votës për çdo qytetar. Vota është themeli i demokracisë dhe shtyllë e një shoqërie të lirë. Nuk mund të lejojmë që vështirësitë e rinovimin të bëhen pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje. Diaspora jep kontributin për vendin. Nuk janë vetëm qytetarë të Shqipërisë por ambasador. Detyra jonë të bëjmë çka është e nevojshme për përfshirjen e tyre në çdo vendimarrje. Me këto akte përcjellim mesazhin që shteti amë mbetet i përkushtuar për të drejtat e qytetarëve kudo që jetojnë. Miratimi mundëson pjesëmarrje të gjerë për qytetarët jashtë republikës që do regjistrohen në platformën e KQZ. Kompania e prodhimit të dokumenteve po vijojnë punën me shtetas jashtë vendit. Numri i shtetasve shqiptarët me të drejtë vote që u ka kaluar afati ose që i skadon deri në 11 maj është 520 mijë shtetas. Edhe KQZ iu drejtua Këshillit të Ministrave me qëllim shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç pa dallim ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kemi detyrim tu ofrojmë ndihmë dhe të mbrojmë të drejtat e shtetasve tanë. Këshilli i Ministrave propozon që afati i vlefshmërisë s ID dhe që mbaron deri në 11 maj të zgjatet deri në 30 maj. Për të përmbushur vendimin historik që diaspora të ketë mundësi për herë të parë të votojë jashtë vendit.