
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me qytetarët. Rama u ndal Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit në Athinë. Kreu i qeverisë tha se organizimi i tyre do të bëhet traditë me qëllim nxitjen e kthimit të emigrantëve për të investuar dhe punuar në Shqipëri.
Edi Rama: Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase. Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe web online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera.
Rama ndër të tjera theksoi se PS po e kërkon mandatin e katërt dhe votën, përfshi emigrantët, vetëm për qëllimin e anëtarësimit në BE. Sipas tij negociatat dhe flamuri shqiptar në BE është synimi i vetëm i socialistëve. Për këtë arsye, kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë edhe për pak kohë pjesë e politikës.
Edi Rama: Unë përpiqem t’i nxjerr nga këneta, t’i nxjerr me opinionin tim nga këneta, imagjinoni pak se si ishit me të dhe se si do ju lërë. Qëllimi i tij është t’ju kthejë në kënetë. PS ka fituar 9 herë dhe do fitojë përsëri, do marri notën 10 PS, patjetër edhe me emigrantët këtë herë, do shohim se si do shkojë, por kur të fitojmë do thonë se i vodhi votat e emigrantëve. Shqipëria është përtej të majtës dhe të djathtës, përtej simpatisë, duhet për Shqipërinë kjo votë. Duhet për BE-në. Parafytyroni ju të ndalojnë negociatat dhe të hyjnë zhabat dhe këneta në negociata. Kryeministrat shkojnë e kryeministrat vijnë. Mua më duhet të rri edhe pak, dakord, të rri edhe pak sepse duhet ta përmbush këtë mision. Nuk mund të luaj me fatin, e kemi krijuar këtë fat por edhe na është krijuar ky fat edhe nga rrethanat e Evropës. Ka një mision që quhet Shqipëria anëtare e BE.