
TIRANË-Seanca plenare nisi me debate, ku palët s'kanë ende dakordësi për Avokatin e Popullit. Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën se nuk po i përgjigjet propozimeve dhe kërkesave të saj në kalendar, nga ai i seancës së kaluar për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni, deri tek 60 propozimet e projektligjeve nga deputetët e opozitës prej vitit 2021, që nuk futen në diskutim dhe as për votim. Tabaku deklaroi se opozita pret përgjigje për disa propozime që janë bërë më herët si skandali i kredive të këqija dhe investimet strategjike.
Jorida Tabaku: Opozita ngriti dy shqetësime. Votimi i Avokatit të Popullit. Propozuam Besim Ndregjonin dhe pritëm nga mazhoranca diskutimin e propozimit, siç e ka tradita dhe procesi, që Avokati i takon opozitës. Opozita pret përgjigje për propozimin e saj e të zhvillohen diskutime mes grupeve parlamentare, opozita ka qenë në pritje nga PS që të diskutonin për propozimin e Ndregjonit. Në kalendar ka propozime nga viti 2021 nga Agron Duka dhe deri së fundmi nga kolegë të tjerë. Kemi kërkuar që propozimet e ligjeve të deputetëve të kalohet e diskutohet. Nuk doni votojini kundër, por nuk mund t’i lini 60 projektligje në radhë në kalendar. Unë kam bërë dy propozime vetë, si për skandalin e mikrokredive dhe investimet strategjike, por nuk u mor asnjë masë. Shpresoj që në këtë sesion të fundit të reagoni, edhe pse besoj se ju nuk do i miratoni, po për hir të punës së kolegëve kalojini në seancë.
Në përgjigje kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi u shpreh se Partia Socialiste nuk është kundër asnjë emri dhe kërkon të diskutojnë.
Niko Peleshi: Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm skemi kundështim të vijojmë traditën mbi bazën e propozimeve tuaja. Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje.