Politikë

"Shqipërisë nuk ja hidhte kush qurret', Rama-opozitës: Program i dëshirave elektorale

Rama kërkoi votën më 11 maj me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

F.I
"Shqipërisë nuk ja hidhte kush qurret', Rama-opozitës:
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rubrikën 'Sy më sy' ka folur rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama thotë se Shqipëria është në një fazë transformimi, ndërsa kërkoi votën më 11 maj me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Edi Rama: Shqipëria është në një fazë transformimi, Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret kur i thonë, është bërë në një vend që shihet me seriozitet, shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse. Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programua. Ndërkohë kush flet në hava ka program. Na kanë dhënë një datë, na kanë dhënë një afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht. Duan të japin një shenjë shumë të qartë jo për ne, por për botën se BE po zgjerohet dhe po unifikohet. BE ka dëshirë të zgjerohet, ka dëshirë të marrë 6 vendet e BE, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë plotësimit të kushteve të BE. Pensionet do të rriten ashtu sic e kemi thënë dhe sic e kam bërë publik qëndrimin tonë në atë prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisëse. Se ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale. Që ne të humbasim më shumë se 1 miliardë euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos apo e lagu s’e lagu apo kush je ti apo unë. Do të ishte fatalitet i madh. Nëse ne hyjmë në BE, marrim këtë përfitim, atëherë shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt, bëhet më shpejt, se fitojmë buxhet ekstra nga hyrja në BE.

Poll

MOS HUMB