
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Europës, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po censuron internetin dhe po kontrollon mediat në Shqipëri. Kryedemokrati u shpreh se mbi e 80% e mediave janë nën kontrollin e qeverisë. Më tej, BGerisha shtoi se kryeministru ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar lirinë e shprehjes, përfshirë bllokimin e rrjetit social TikTok.
“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria. Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, tha Berisha./ZËRI