
TIRANË- Partia Socialiste do të çelë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare më 12 prill. Deri më tani, nuk ka detaje sesi do të jetë formati i çeljes së fushatës, pasi elementët janë ende në diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politik.
Ndërsa, fushata do të hapet në mesditë në orën 12:00 të datës 12 prill, kjo pasi PS e lidh me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Evropian.
Ndërsa, Partia Demokratike do të çelë fushatën e saj elektorale një ditë para PS, më 11 prill. Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se i gjetë stafi i PD-së është në takim për programin, duke mos dhënë më shumë detaje./ZËRI