Politikë

“Shmanget” takimi Rama-Beleri, eurodeputeti shkon me vonesë në Kuvend

Ndërkohë, Beleri priti disa minuta në derën e Kuvendit dhe më pas iu bashkua delegatëve të tjerë në takimin e organizuar.

I.F
“Shmanget” takimi Rama-Beleri, eurodeputeti shkon me vonesë
Fredi Beleri dhe Edi Rama

TIRANË- Sot do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ndërkohë që një nga takimet e shumëpritura ishte ai mes kryeministrit Edi Rama dhe eurodeputetit Fredi Beleri, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, Beleri priti disa minuta në derën e Kuvendit dhe më pas iu bashkua delegatëve të tjerë në takimin e organizuar.

Takimi do të drejtohet nga Toni Gogu si kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian.

Kjo mbledhje gjithashtu “bashkon” Partinë Socialiste me atë Demokratrike. Pasi 7 nga deputetët demokratë do të marrin pjesë në këtë takim. Të pranishëm do të jenë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi. Pasi ata të përfundojnë takimin, duhet të shkojnë menjëherë në protestën që kanë organizuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB