
TIRANË- Delegacioni i eurodeputetëve të Parlamentit Europian ka mbërritur tek Kryesia e Kuvendit.
Mes tyre është edhe Fredi Beleri, por në momentin kur ai po futej në Kuvend, i ndodhi një incident. Në qytetar i doli para dhe i tha: O vrasës!
I pyetur nga gazetarët se përse e quajti Belerin vrasës, qytetari iu përgjigj se “ashtu është ai”.
Në videon e mëposhtme dëgjohet qytetari, i cili i përmend Belerit, oficerin e vrarë Fatmir Shehun, si dhe rojën Arsen Gjini.
“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”
Sot mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Fokusi i takimit do të jetë kryesisht tek:
1) Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
2)Liria e medias dhe zgjedhjet;
3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si
4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Takimi do të drejtohet nga Toni Gogu si kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian.
Kjo mbledhje gjithashtu “bashkon” Partinë Socialiste me atë Demokratrike. Pasi 7 nga deputetët demokratë do të marrin pjesë në këtë takim. Të pranishëm do të jenë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi. Pasi ata të përfundojnë takimin, duhet të shkojnë menjëherë në protestën që kanë organizuar.
Por ajo që do të vihet re në këtë takim sot mes dy delegacioneve është ai mes eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryeministrit Edi Rama. Gati dy vite nga arrestimi dhe kalvarin, që e ndoqi në SPAK, Fredi Beleri do të ketë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama. Por takimi nuk do të jetë më në kuadër të kundërshtarit politik, por mes një kryeministri dhe një deputeti të Parlamentit të Europës. Tashmë është e konfirmuar që Beleri do të zhvillojë takimin e parë me kreun e qeverisë. /ZËRI