
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes së seancës parlamentare në Kuvend, ku u shpreh se i qëndron fjalëve që i tha ndaj ligjvënësit socialist Erion Braçe. Zhupa u shpreh se nuk lejon askënd që ta ofendojë.
Ina Zhupa: Ajo që ndodhi sot është skenim për të mos lejuar interpelancën, për të mos lejuar Manastirliun të fliste aty gëk-mëk sepse vetëm 5% e shkollave kanë lidhje interneti, pse shkollat tona janë kthyer në çerdhe krimi, s’kishte arsye për të thënë pse dalin pedagogët në Sky dhe për t’iu shmangur kriminalizmit të arsimit, krijuan inskenim që u indinjuan për fjalorin e përdorur ndaj Braçes. Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrec. Gjithçka që u tha në Kuvend është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thash dhe mbi të gjitha i qëndroj akuzave me fakte e prove për dështimin e kësaj mazhorance në arsim. Asaj interpelance dhe fjalori dhe asaj që i thash Braçes, mos të hajë shumë miza. Ne i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga zoti Braçe por nga askush tjetër. Nëse ka një fjalor për tu dënuar është fjalori i zotit Rama që e ka përdor m si m dhe na ka thënë të gjithave plehra. Të marrin masa për zotin Rama e bracën, pastaj për ne të tjerët.
Seanca plenare u mbyll pas një debati mes deputetes të Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe deputetit të Prtisë Socialiste Erion Braçe. Më pas në shenjë proteste të gjithë socialistët, deputetët e ministra u larguan nga salla, duke lënë Zhupën të mbajë fjalimin e interpelancës./ZËRI