
TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur me tone të larta në foltoren e Kuvendit se gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale do të anulohen. Opozita gjatë fjalës së tij vijoi të kundërshtojë projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, ku kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi u shpreh se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Republikës.
Manja: Ne si maxhorancë kemi numrat dhe do i anulojmë këto gjoba. Një pjesë është ekzekutuar e një pjesë jo, sepse ishte e pamundur. Do ta bëjmë se kemi numrat dhe kemi mandatin për ta bërë këtë gjë. Dakor. Parlamenti do ta miratojë brenda dhjetorit.
Bardhi: Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër. Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15/2022. Po ekzekuzoni vendimin me dy vjet vonesë. I grabitët qytetarët me gjoba të padrejta.