Politikë

Rrethimi me tela në Zvërnec/ Rama: U dha leja për studimin mjedisor, kompania do gjobitet për gardhin

Kreu i qeverisë sqaroi gjithashtu se leja është dhënë në muajin prill të 2026 për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës dhe jo për ndërtim

F.I
Rrethimi me tela në Zvërnec/ Rama: U dha leja për studimin
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka folur rreth situatës në Zvërnec, ka sqaruar se nuk ka patur leje për gardhin me tela e me gjemba të vendosur në zonë. Lidhur me ktë akt, Rama tha se kompania investitorE në Zvërnec, do të gjobitet për rrethimin e kantierit. Kreu i qeverisë sqaroi gjithashtu se leja është dhënë në muajin prill të 2026 për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës dhe jo për ndërtim, pasi ende nuk ka një projekt të miratuar. 

Edi Rama: Këshilli Kombëtar i Territorit ka ngritur një grup punë për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur, leja e infrastrukturës në prill të këtij viti është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës. A e kuptoni tani? Pra ka nevojë për rrugëkalime për pajisjet që do bëjnë studimin e Lagunës. Dhe për këtë arsye u dha leja dhe u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë, pa kuptuar se çfarë po bëhet. Investitorët kanë angazhuar pesë studio arkitekturore nga më të mirat në botë. Së bashku me këto studio, kompania ka angazhuar edhe një grup inxhinierësh dhe ekspertësh mjedisorë ndër më të mirët në botë, të cilët edhe sot vazhdojnë të punojnë për përgatitjen e studimit mjedisor. Ne ende nuk e kemi atë studim. Sot, e gjithë kjo luftë zhvillohet për një gardh me tela me gjemba, për të cilin kompania ka marrë përsipër të paguajë një gjobë të konsiderueshme. Ndërsa për dhunën e ushtruar, ajo kompani sigurie nuk do të punojë më në Shqipëri. Keni parë që investitorët kanë ardhur. Ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë, jo për pushime apo për fotografi, por së bashku me arkitektët dhe inxhinierët.

Poll

MOS HUMB