TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin në zonën e Zvërnecit, i cili ka krijuar reagim të gjerë publik. Në fjalën e tij Rama deklaroi se qytetarët duhet të zgjedhin nëse duan ta bëjnë Shqipërinë, ose të vazhdojnë me kahe të tjera poltike dhe kauza ambientaliste. Kreu i qeverisë u shpreh se do të qëndrojë dhe nuk vegjeton, ndërsa u shpreh se zgjedhja i takon qytetarëve.
Edi Rama: Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj, duroj dhunë mbi kockat e tim eti. Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj, o do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë.