Politikë

Rikthehet Teatri i Kukullave/ Rama batuta me fëmijët: S'keni ardhur të shikoni një kukull si puna ime!

Ai u kërkoi ndjesë fëmijëve, duke thënë se sot kanë ardhur në teatrin e kukullave, jo për të parë një “kukull si puna e atij”.

F.I
Rikthehet Teatri i Kukullave/ Rama batuta me fëmijët: S'keni
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në përurimin e Teatrit të Kukullave në Sheshin “Skënderbej”, i cili është restauruar totalisht duke hapur dyert për të gjithë vogëlushët me shfaqje të reja dhe emocionuese. Gjatë fjalës së tij Rama ka kujtuar se më herët në këtë godinë ka qenë Parlamenti dhe nuk ka kursyer batutat me ta, të cilëve u kërkoi që të rriten duke parë sa më pak parlament. Ai u kërkoi ndjesë fëmijëve, duke thënë se sot kanë ardhur në teatrin e kukullave, jo për të parë një “kukull si puna e atij”.

Edi Rama: Ju kërkoj ndjesë, sepse sot kanë ardhur në teatrin e kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideronin një kukull mund të ndihem pak më mirë, sepse përndryshe do ndihesha pak më keq. Këtu ka qenë parlamenti shqiptar dikur. Unë uroj që ju të rriteni duke parë sa më pak parlamentin shqiptar, derisa kur të mos keni mundësi ta evitoni. Por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijë ta në konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi.

Pas shume vitesh mungesë, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti, por edhe të amortizimit të mëparshëm, teatri vjen me infrastrukturë të re, me një skenë dhe auditor multifunksional, me teknologji moderne./ZËRI

Poll

MOS HUMB