Mbyllet seanca plenare, miratohet projektligji i performancës energjetike të ndërtesave

TIRANË-Kuvendi në mbyllje të seancës ka miratuar me 72 vota pro projektligjin e performancës energjetike të ndërtesave. Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku Dashnor Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.
Nisma synon rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.
“Mos më llogarit më se jam në SHBA”/ Kush është deputeti që i "firoi" pas zgjedhjeve PS-së

TIRANË- Një deputet i mungon grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Këtë lajm e ka bërë me dije kreu i grupit, Niko Peleshi në mbledhjen e zhvilluar para seancës plenare. Në nisje të takimit të sotëm, Niko Peleshi ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën e deputetëve në Komisionet Parlamenare, por edhe në seanca. Sipas tij, kjo është problem pasi nuk ka kuorum për të votuar projektligjet. Edhe ato të propozuara nga Partia Socialiste.
Madje, sipas EuroNews, ka sjellë edhe shembullin e një deputeti, i cili është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke mos e përmendur me emër, Niko Peleshi shtoi se pasi ka kontaktuar me deputetin, ky i fundit i ka thënë që të mos e "llogarisë" më si pjesë të Kuvendit për këtë legjislaturë. Por po ashtu, nuk ka sqaruar nëse i njëjti deputet është rizgjedhur për një mandat tjetër, apo jo!
Peleshi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, duke u thënë se në mbledhje po u sjell porositë e kryeministri Edi Rama. Në këto kushte, shtoi se i duhet që të falenderonte deputetët që vijnë nga PSD e Tom Doshit, që kanë bërë të mundur numrat e nevojshëm për votimin./ZËRI
Noka paralajmëron Spiropalin: Do vijë Sara të të zërë vendin

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka pasur po ashtu përplasje me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, ai e akuzoi kryetaren e Kuvendit se kishte shtyrë punimet për t'ju përshtatur axhendës së saj me takime jashtë vendit.
Por po ashtu, Noka paralajmëroi edhe ndryshime në postin e kreut të Kuvendit. Demokrati e paralajmëroi Spiropalin se në legjislacionin e ri në vjeshtë, do të zëvendësohej nga deputetja e zgjedhur e Elbasanit, Sara Mila.
“Është shumë e turpshme dhe e papranueshme që spikerja e parlamentit t’u thotë parlamentit të ma dini për nder që po bëj këto seanca. Ky parlament është i zgjedhur nga sovrani dhe sovrani na ka zgjedhur për të vazhduar punën në shërbim të ligjit, Kushtetutës dhe interesave të sovranit. Nuk është çështje humori e spikeres që thotë e mbyll sot dhe e mbyll. Turet tuaja turistike nuk mund ta bllokojnë axhendën e këtij parlamenti. Parlamenti ka dy nënkryetarë që mund ta zhvillojnë. Vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara aty të zërë vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që drejton,”-tha Noka.
DEKLARATA ME VIDEO:
DEBATI- Bardhi: Anuluat Kuvend për të ngrënë drekë në Greqi! Spiropali: Faleminderit që më ndjek

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debate të ashpra, pasi opozita akuzon kryetaren Elisa Spiorpali se ka marrë “peng” punimet. Në seancën e sotme, i pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se kryetarja e Kuvendit ka qenë duke ngrënë drejë në Greqi dhe jo në samit. Përgjigjen për "akuzat" e tij e mori nga vetë kryeparlamentarja.
DEBATI NË SALLË:
Gazment Bardhi: Do të duhej që parlamenti të mblidhej të enjten dhe thatë që ishit në një vizitë zyrtare në Ukrainë. Në fakt ishit duke ngrënë në Greqi. Kjo është një arrogancë e shtuar dhe tregues se si po e trajtoni Kuvendin, si pronë private. Gjithashtu ju bëj me dije se po mbani me sirtarët e Kuvendit, më shumë se 60 nisma ligjore të ardhura nga deputetët. Ju trajtoni me urgjenca ligjet korruptive të qeverisë dhe lini në harresë nismat e deputeteve dhe kryesisht të deputeteve opozitarë.
Elisa Spiropali: Më vjen mirë që ndiqni aktivitetin tim në rrjete sociale. Por siç diskutuam në konferencën e Kryetarëve, seanca nga 12-16 nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes time në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore por shumë deputetë kishte mungesa në aktivitete të tjera. Ishte e zëvendësuar prezenca ime me dy nënkryetarët por në bazë të nenit 7 të kuvendit ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare./ZËRI