Politikë

Rektori i UBT para grupit të PS, Bardhi ironizon: Edhe Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet

Bardhi deklaroi se seanca dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor është e paprecedentë dhe në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutës.

F.I
Rektori i UBT para grupit të PS, Bardhi ironizon: Edhe Safet Bajri ka
Gazment Bardhi

TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar mbledhjen e grupi të Partisë Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit Bujqësor në lidhje me 24 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për stafin e këtij universiteti.

Bardhi deklaroi se seanca dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor është e paprecedentë dhe në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutës. Duke ironizuar demokrati deklaroi se edhe Safet Bajri ka bërë një kërkesë që të dëgjohet në grupin parlamentar të PS.

Gazment Bardhi: Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë. Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit. Ju nuk mund të bëheni strehë e cdo të korruptuari për të zhvilluar seanca dëgjimorë. Më thonë që në grupin tuaj ka një kërkesë nga Safet Bajri për të dëgjuar, edhe ai është i intimiduar.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli më 26 shkurt në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Sallaku u shpreh se ka nisur një reformë të thellë në universitet dhe njoftoi se është i gatshëm të flasë edhe në Komisionin Parlamentar të Arsimit. 

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

Poll

MOS HUMB