Politikë

Gjiknuri 'përplaset' me Berishën! Kreu i PD: Damian bëhu 'pentito"! Deputeti: Të kujtohet kur the ‘ma fute’

Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, ndërsa deputeti iu përgjigj duke i kujtuar historinë e Xhejms Trafikant.

F.I
Gjiknuri 'përplaset' me Berishën! Kreu i PD: Damian
Sali Berisha dhe Damina Gjiknuri

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputetin socialist, Damian Gjiknuri, teksa u shpreh se ky i fundit do të thirret dëshmitar për kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, ndërsa deputeti iu përgjigj duke i kujtuar historinë e Xhejms Trafikant.

Sali Berisha: Damian, unë e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë, urdhrat e paligjshëm mos i zbato. Prandaj mos kujto se je krejt mënjanë ti. Absolutisht jo. Edhe mbrëmë të doli emri, një ministër e shoqëronte. A e kuptoni ju që keni në krye një njeri që korruptoi shefin e kryeinteligjencës së SHBA? Dhe një nga ata që bëri gjahun e shtrigave ndaj presidentit Donald Trump. Çfarë mendoni ju se do mbyllet ajo siç u mbyll? Jo, absolutisht ajo dosje nuk mbyllet. Damian, shko ku të duash, edhe në malin Atos po të shkosh, dëshmitar do të thirresh për Edi Ramën sepse është akti më flagrant i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti, nuk them se ia ke dhënë ti. Por, po të pasur dijeni, ke dijeni të plotë për çdo gjë. Ndaj të garantoj se dëshmitarin e ke të sigurt, mos edhe më shumë. Më mirë pentito. Pra, miq, e shihni se si është shkallmuar. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani. Jo me grusht, me kokë. Kur nuk ke asnjë parim, kur je i aftë të kryesh çdo krim, del një ditë ajo.

Damian Gjiknuri: Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Sa herë del ndonjë akuzë, del gjithmonë diçka e lidhur me ty. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?. Po the, ma fute”. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kudo, kam dëshuar por e vërteta qëndron në tjetër vend. Ti je shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them. Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri.

Poll

MOS HUMB