Politikë

Rama vizitë zyrtare në Hungari, pritet nga homologu i tij Viktor Orban

Rama u prit nga homologu i tij, Viktor Orban, ku mësohet se do të shkruajnë një marrëveshje në sektorin e bujqësisë.

I.F
Rama vizitë zyrtare në Hungari, pritet nga homologu i tij Viktor Orban
Edi Rama dhe Viktor Orban

BUDAPEST- Pas takimit me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Hungari. Rama u prit nga homologu i tij, Viktor Orban, ku mësohet se do të shkruajnë një marrëveshje në sektorin e bujqësisë.

Sipas videos së mëposhtme, Rama takohet me ministrat e kabinetit qeveritar të Viktor Orban, ku ata përshëndeten me njëri-tjetrit. Më pas Rama-Orban ulen së bashku në tryezë dhe nisin bisedimet mes tyre.

Kryeministri zhvilloi për herë të fundit një vizitë zyrtare në Hungari në vitin 2021, ndërsa në vitin 2023, Viktor Orban vizitoi Shqipërinë ku dhe nënshkruan disa marrëveshje në sektorin e ekonomisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB