Politikë

Rama pret Ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës

Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka ndarë detaje nga takimi mes tyre

F.I
Rama pret Ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet
Edi Rama dhe Matthew Whitaker

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka pritur në kryeministri Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker. Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka ndarë detaje nga takimi mes tyre, ku njofton se është folur për marrëdhëniet diplomatike e ushtarake, si edhe për Samitin e NATO-s, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Tiranë.

"Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës,"-shkruan kreu i qeverisë.

Poll

MOS HUMB