Politikë

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE

Kreu i qeverisë deklaron se fakti që janë goditur rrjete që pastrojnë paratë e pista, tregon rritjen e kontrollit të sistemit ndaj korrupsionit dhe trafiqeve.

F.I
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga eventi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” u ndal edhe te akuzat për praninë e parave të pista në ekonominë shqiptare. Sipas tij nëse Shqipëria do të ishte një 'lavatriçe' e pastrimit të parave, Bashkimi Europian nuk do të lejonte vazhdimin e mbylljes së kapitujve.

Kreu i qeverisë deklaron se fakti që janë goditur rrjete që pastrojnë paratë e pista, tregon rritjen e kontrollit të sistemit ndaj korrupsionit dhe trafiqeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edi Rama: Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Europian? Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja. Risia është se sistemi ka prodhuar mekanizma të rinj dhe SPAK është pjesë e sistemit. Sistemi po lufton, sepse deri dje nuk luftonte. Nuk kishte balancat e brendshme për të garantuar imunitetin e vet, ndërsa sot lufton. Fakti që kapet një rrjet që ka sjellë para të pista është historik për të treguar rritjen e nivelit të imunitetit të sistemit, por nuk tregon se kjo është vetëm një detaj i vogël në majën e një narkoshteti. Kjo tregon që po goditen trafiqet, rrjetet dhe korrupsioni. A ka në Shqipëri para të pista? Patjetër që ka, po ku nuk ka? Është shumë e ligë në thelb që t'ia veshësh Shqipërisë, duke qenë shqiptar, duke pasur pasaportë shqiptare, këtë lloj kostumi kaq të ndyrë, nuk di se çfarë duhet të jesh

Poll

MOS HUMB