Politikë

"Trump në Tiranë në 2027”, Rama bën bilancin e vitit: Për 3 vite marrim 1 mld euro

Rama foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit

F.I
"Trump në Tiranë në 2027”, Rama bën bilancin e
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, e nisi fjalën e tij duke deklaruar se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë marrë dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen e madhe europiane në disa specifike. Rama është shprehur se Shqipëria është vend i vogël dhe me peshë modeste, por ka arritur të fitojë respekt në arenën ndërkombëtare. Një arritje tjetër e rëndësishme për këtë vit, sipas Ramës, është dalja e Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pas 29 vitesh. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tha se Shqipëria do përfitojë 1 mld euro. 

Edi Rama: Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, sipas meje, çelja e negociatave për anëtarësim me BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm duke nisur nga themelorët që janë në një mënyrë grupi i grupeve dhe marrëdhënieve me jashtë. Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar edhe më parë, që procesi i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia, do të ishte pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, qindra punonjës, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose diagnozën e sistemit të RSH ën të gjitha fushat. Për hir të së vërtetës, ecuria e procesit, vlerësimet befasuese të KE dhe qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për përformancës e skuadrës sonë, janë një shtysë e motivim e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite. Këtë vit, nuk jam një ndjekës i rregullt i lajmeve, nuk ka bërë bujën e duhur, por Shqipëria ka dalë pas 20 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të KiE. Jemi njësoj si ato vende që duam të bashkohemi në familjen europiane brenda kësaj dekade. Së treti, Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit, nga ku doli plani i rritjes së BE në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një proces jo i lehtë, një këmbëngulje e vazhdueshme nga të gjitha kontaktet, shkëmbimet e dokumenteve me zyrën e Presidentes së KE me disa nga kancelaritë kryesore të BE, për të arritur në procesin tradicional i integrimit të hyjë një element i ri i cili tanimë ka hyrë edhe në fjalorin e bisedimeve si anëtarësimi gradual. Kjo do të thotë se ndryshe nga sa ka ndodhur, ne vendet e rajonit kemi një instrument të ri financiar në planin e rritjes ku në periudhën nga sot në 2027 do të thithim rreth 1 mld euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen europiane në disa segmente të europës së bashkuar. Që nga 21 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona të BE drejt Shqipërisë, nuk do të kenë më asnjë komision ekstra në transfertat e tyre sepse Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrave të pagesave unike europiane, kursen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë, brenda perimetrit të BE.

Më tej Rama renditi disa nga arritjet dhe ndryshimet e bëra nga qeveria gjatë vitit 2024, ku është ndalur edhe te samiti i udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Sipas tij ardhja e Presidentit Trump dhe krerëve të shteteve anëtare të NATO-s është tregues i faktit se sot Shqipëria është një vend i barabartë me vendet e tjera.

Edi Rama: E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te rritja e pagave në administratë, ku në qershorin 2024 pagat arritën në nivelin mesatar 900 euro. Rama foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit për shërbimet që qytetarët merrnin në sportelet apo zyrat e institucioneve. Në fund ai përmendi edhe zhvillimin teknologjik apo hapin e fundit që i ka mbetur administratës në shërbime online dhe teknologjike, Kadastra./ZËRI

Poll

MOS HUMB