Politikë

Rama mes efektivëve të policisë: Jeni më të mirët! Durim me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit

Rama ka ndarë pamjet ku shfaqet i rrethuar nga efektivë, duke e shoqëruar me kolonën zanore “The Best” të Tina Turner.

F.I
Rama mes efektivëve të policisë: Jeni më të mirët!
Edi Rama me efektivët

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka takuar në terren efektivët e Policisë së Shtetit, duke shprehur respekt për punën e tyre gjatë ditëve të protestave të studentëve të cilat janë shoqëruar me përplasje mes të rinjëve e policës, tensione e trazira në rrugët e Tiranës.

Rama ka ndarë pamjet ku shfaqet i rrethuar nga efektivë, duke e shoqëruar me kolonën zanore “The Best” të Tina Turner. Kreu i qverisë u kërkon policëve të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë.

"Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar" shkruan Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB