Politikë

Rama-kryebashkiakëve: Edhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë, ju edhe 2 vite keni prandaj qeshni

Në fjalën e tij, Rama u bëri "kërkesën" kryebashkiakëve, por u prit me të qeshura në sallë.

k.m.
Rama-kryebashkiakëve: Edhe nënkryetarët është mirë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të largojnë nga detyra nënkryetarët e Bashkive. Në fjalën e tij, Rama u bëri "kërkesën" kryebashkiakëve, por u prit me të qeshura në sallë. Megjithatë kjo shkaktoi edhe paralajmërimin e kreut të qeverisë. Ai u kujtoi të gjithë kryebashkiakëve socialistë se shumë shpejt po afrohen edhe zgjedhjet lokale, çka do të thotë që shumë prej tyre mund të mos rikandidohen në krye të Bashkive. 

Rama: Meqë ra fjala edhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur dhe të rraskapitur. Ju qeshni sepse e kuptoni që vetëm ju nuk ndryshoni dot. Por edhe 2 vjet keni...doni të zgjasni? Kjo nuk është për humor e para. Ajo që them unë është që tek nënkryetarët bëni mirë që të bëni një ndryshim të madh. Edhe ju vetë e ndjeni se po i mbani në krahë dhe që qeshët u kujtuat se në cilën orë të gjumit janë ata dhe ju jeni në Durrës këtu. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah./ZËRI

Poll

MOS HUMB