Politikë

Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kritikon prokuroren Gjeli: Paaftësi profesionale! Prokuroria Shkodër të japë llogari

Përmes një deklaratë, Manja ka drejtuar kritikat ndaj Prokurorisë së Shkodrës, për të cilët thotë se nuk është në lartësinë e misionit të madh ndërkombëtar të anëtarësitmit europian të Shqipërisë. 

zh.ll
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kritikon prokuroren Gjeli:
Ulsi Manja

TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me ndërtimet e paligjshme në Theth, për të cilat prokurorja Elsa Gjeli nuk ka pranuar të nisë hetimet.  Përmes një deklaratë, Manja ka drejtuar kritikat ndaj Prokurorisë së Shkodrës, për të cilët thotë se nuk është në lartësinë e misionit të madh ndërkombëtar të anëtarësitmit europian të Shqipërisë. 

Manja konfirmoi sërish se ka kërkuar dje gna ILD, nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij rasti, që sipas tij, bie ndesh me parimin e ligjshmërisë.

“Si Ministër drejtësie, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kam kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit… Duke analizuar vendimin e mosfillimit, duke ballafaquar argumentet e dhëna në hetim me Kushtetutën dhe ligjin, ne mendojmë se ky vendim bie ndesh me parimin e ligjshmërisë.

Shqipëria 2030 në BE ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit europian të Shqipërisë!", tha Manja. 

Rasti në fjalë lidhet me vendosjen e bujtinave "Eagle Hill" pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, një rast që është denoncuar edhe publikisht nga kryemininistri Edi Rama i cili tha se rasti, nuk është ndjekur penalisht nga prokuroria e Shkodrës. Bujtinat zotërohen nga Prekë Kodra, një personazh i dyshuar për një sërë veprash penale; i shpallur aktualisht në kërkim nga SPAK. Prokuroria Shkodër iu përgjigj pretendimit të Ramës, duke sqaruar se nuk mund të niste ndjekjen penale për këtë rast, pasi strukturat e vendosura ishin të lëvizshme e si të tilla nuk ka parashikime ligjore për ndjekje penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB