
DURRES- Kryeministri Edi Rama ka njohur meritat e kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj, për përkushtimin e këtij të fundit. Gjatë takimit me krerët e bashkive në Durrës, takim që ka nisur që prej orës 10:00 të paradites, Rama nuk kurseu batutat, teksa Dodajt iu drejtua duke i thënë: "Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë".
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se Puka bën pjesë tek ato Bashki që kanë bërë progres. Ai foli për një rezultat pozitiv, duke vënë në dukje përkushtimin e kësaj bashkie.
Pjesë nga takimi:
Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 legalizime nga 175 dosje.
Rama: Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres.
Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara. Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës po themi. Ta marrë atë titullin e pronësisë dhe më pas kur të vijë dita të futen në hartën dixhitale./ZËRI