Politikë

Nuk e jep mandatin/ Endri Shabani zbulon bisedën me të afërmin e tij: Zeqiri është mërzitur me Lapajn, ndihet i përdorur

Endrit Shabani zbuloi se ka kontaktuar të afërmin e tij, e ndaj ka zbuluar se në mes të "mosmarrëveshjes" ka një hatërmbetje.

k.m.
Nuk e jep mandatin/ Endri Shabani zbulon bisedën me të afërmin e
Endrit Shabani

TIRANË- Kryetari i "Nismës Thurje", Endrit Shabani komentoi lëvizjen e të afërmit të tij, Zeqir Kordhonit, i cili kërkon të marrë mandatin e tij si deputet për qarkun e Tiranës. Sipas një interviste që ka dhënë për emisionin "Shqipëria Live", Shabani zbuloi se ka kontaktuar të afërmin e tij, e ndaj ka zbuluar se në mes të "mosmarrëveshjes" ka një hatërmbetje. Po sipas Shabanit, Zeqir Kordhoni është "mërzitur" për shkak se Adriatik Lapaj kishte premtuar që nuk do e merrte mandatin, por duket se nuk do të veprojë kështu. 

“Zeqiri ka qenë numërues në zgjedhje. Është krijuar bindja sikur Zeqiri është bërë deputet, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Ata kanë dorëzuar dorëheqjen, ndërkohë që KQZ e zvarrit këtë proces. Dokumenti është dorëzuar nga partia, i ka mbledhur dorëheqjet dhe i ka dorëzuar në KQZ. Nuk ka për ta marrë mandatin, as ai, asnjë nga kandidatët e Nismës. Zeqir Kordhoni është punëtor ndërtimi, është invalid. Mund të mos ketë shkollim shumë të madh, por ka dinjitet dhe në momentin që ndihet i përdorur, ka reaguar. Fola me të dje dhe ishte i mërzitur. Por dua të theksoj se nuk e ka marrë mandatin. Shqetësimi im më i madh është që të mbajmë skemën e listës së hapur. Ne kemi përdorur një artificë, që të mund ta përdorim në zgjedhjet e ardhshme. Por, partitë e mëdha mund të na pengojnë,”-thotë Shabani.

Shabani shtoi se një ditë më parë bisedoi me Lapajn dhe ranë dakord të përdorin të gjitha nismat ligjore që mandati të shkojë te lista e hapur.

Në Tiranë, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Ndaj sipas marrëveshjes, duhet që Dajko dhe të gjithë të tjerët të lënë mandatin që në Kuvend të futet Lapaj, por Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës duket se ka plane të tjera. Vendimin tashmë do ta marrë KQZ, por për qarkun e Tiranës, mandatet ende nuk janë ndarë pasi Partia Demokratike ka vendosur që të ankimojë procesin në Kolegjin Zgjedhor./ZËRI

Poll

MOS HUMB