Politikë

Rama kapet me gazetaren rumune: Po flet me mua...gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin (VIDEO)

Një gazetare nga Rumania e pyeti kryeministrin nëse projekti në zonë ishte anuluar apo pezulluar, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme.

zh.ll
Rama kapet me gazetaren rumune: Po flet me mua...gënjeshtrat të
gazetarja-edi rama

TIRANË- Një tjetër moment tensioni është regjistruar gjatë konferencës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me gazetarët e Bashkimit Evropian, ku në fokus ishin zhvillimet në Zvërnec dhe projektet e planifikuara në bregdet.

Një gazetare nga Rumania e pyeti kryeministrin nëse projekti në zonë ishte anuluar apo pezulluar, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme. Rama reagoi ashpër teksa këmbënguli se nuk ekziston ende një projekt për t’u anuluar.

Ai iu drejtua gazetares duke i thënë se ka ardhur në Shqipëri me kokën plot me gënjeshtra dhe se asgjë nuk po kalon përmes trurit të saj.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Na ndihmoni të sqarojmë disa gjëra. Kemi dy projekte të ishullit të Sazanit dhe në bregdet.

Rama: Nuk kemi dy projekte, por dy vend zhvillimi. Jo jo jo sepse fjalët sot janë të rëndësishme.

Gazetarja: Kemi dy vendndodhje. Në bregdet projekti është anuluar. Pezulluar. Ju thatë në fillim kemi regjistrimin që është anuluar.

Rama: Unë jam këtu, po flas.

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar, asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk kalon përmes tij.

Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull. Ju thatë që është anuluar.

Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është për faktet. Nuk e pranoj. Nëse të gjithë tjonë se e kam thënë se e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk vazhdoj. Ndjesë. Më thoni diçka që nuk ka thënë kurrë sepse kemi ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thashë se projekti është anuluar, talleni me mua apo cfarë. Seriozisht e keni? Këto janë gjërat pse e keni të gjithë këtë mjegull, se ka thënë këtë se nuk ka pasur asnjëherë projekt. Është dicka për të cilën po punohet. Cfarë ka diçka të vështirë për tu kuptuar këtu apo nuk është tërheqëse?

Poll

MOS HUMB