Politikë

PS u kërkon deputetëve të mos largohen nga Tirana, pritet një tjetër seancë plenare më 30 korrik

Më herët, deputetët e Partisë Socialiste ishin udhëzuar të mos largoheshin nga Tirana, pa u bërë publike arsyeja.

M.K.
PS u kërkon deputetëve të mos largohen nga Tirana, pritet
kuvendi i shqipërisë

TIRANË- Edhe pse seanca plenare e 23 korrikut ishte parashikuar të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, Kuvendi pritet të mblidhet sërish më 30 korrik. Më herët, deputetët e Partisë Socialiste ishin udhëzuar të mos largoheshin nga Tirana, pa u bërë publike arsyeja. Më pas u mësua se Konferenca e Kryetarëve pritet të thërrasë një tjetër seancë plenare.

Në rendin e ditës janë parashikuar për shqyrtim vetëm dy projektligje, ai për arkivat dhe ai për të drejtën e autorit. Ende nuk është sqaruar pse këto nisma do të diskutohen brenda këtij sesioni dhe nuk do të presin nisjen e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator./ZËRI

Poll

MOS HUMB