Politikë

Shqipëria dërgon 30 ushtarakë në misionin të NATO-s në Rumani! Misioni përfunon në vitin 2029

Çdo togë do të qëndrojë në mision deri në gjashtë muaj, ndërsa më pas do të zëvendësohet nga kontingjenti pasardhës.

M.K.
Shqipëria dërgon 30 ushtarakë në misionin të NATO-s
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimi për të dërguar një tog këmbësorie të Forcave të Armatosura të Repubilkës së Shqipërisë në Rumani, në kuadër të strukturës të NATO-s për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës (RP-SE).

Me propozimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbështetur në kuadrin ligjor për dërgimin e trupave jashtë vendit, misioni synon të kontribuojë në operacionet e mbrojtjes kolektive dhe aktivitetet e DDA-së në rajon.

Sipas vendimit zyrtar të qeverisë, kontingjenti shqiptar do të jetë i përbërë nga 30 ushtarakë, të cilët do të integrohën në stukturat drejtuese dhe operacionale të Aleancave në teritorin rumun.

Sipas vendimit, misioni do të zgjasë deri më 15 shtator 2029 . Çdo togë do të qëndrojë në mision deri në gjashtë muaj, ndërsa më pas do të zëvendësohet nga kontingjenti pasardhës.

Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ushtarakëve, përfshirë dietat ditore prej 12 mijë lekësh, akomodimin, ushqimin, sigurimin e jetës dhe atë shëndetësor, transportin, mbështetjen mjekësore, si dhe shpenzime të tjera që lidhen me kryerjen e misionit.

Njoftimi i plotë

Vendim për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me një togë këmbësorie, në përbërje të strukturave të NATO-s, për mbrojtjen e krahut juglindor të aleancës (RP-SE), në kuadër të aktiviteteve të DDA-së, në Rumani

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të   ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dërgimin me mision të një toge këmbësorie, të përbërë nga 30 (tridhjetë) ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të strukturave të NATO-s, për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës  (RP-SE), në kuadër të aktiviteteve të DDA-së, në Rumani.

2. Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është kryerja e detyrave në përbërje të Brigadës Shumëkombëshe Juglindore (MNB-SE), në zonën e përcaktuar të përgjegjësisë.

3. Venddislokimi i togës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është në strukturat e Brigadës Shumëkombëshe Juglindore, pjesë e Divizionit Shumëkombësh Juglindor të NATO-s, në rajonet Craiova dhe Caracal, në Rumani.

4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 15.9.2029, me sistem rotacioni. Periudha e qëndrimit në mision për çdo togë është deri në 6 (gjashtë) muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me togën pasardhëse.

5. Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë mision, përballon shpenzimet për:

a) dieta për ditët e qëndrimit në mision, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;

b) akomodim;

c) ushqim;

ç) lavanderi;

d) ujë të pijshëm;

dh) energji elektrike;

e) sigurim jete;

ë) siguracion shëndetësor për ditët në udhëtim;

f) siguracion shëndetësor jashtë zonës së misionit;

g) mbështetje shëndetësore;

 gj) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;

h) transport të kontingjentit në rrugë tokësore;

i) transport të individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disiplinore;

j) aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kryerjes së misionit;

k) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit.

6. Transporti i kontingjentit që merr pjesë në misionin në Rumani, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, uji, lavanderia, transporti i individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disiplinore, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur, në bazë të marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, ku palët janë pjesë, palët e tjera marrin përsipër përballimin e këtyre shpenzimeve.

7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

8. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI

Poll

MOS HUMB