TIRANË- Duke nisur nga nesër, 23 korrik, do të pezullohen punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit turistik. Lajmin e bëri me dije kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla se ndryshimet në ligjin "Për Turizmin" do të diskutohen në nesër në seancën plenare. Projektligji parashikon ndalimin e proceseve të ndërtimit gjatë sezonit turistik, ndalimine vendosjes së gardheve, mureve dhe barrierave që kufizojnë aksesin e lirë të publikut në bregun e detit.
Postimi i plotë i Ballës:
Nesër votojmë në Kuvend ndalimin e vendosjes së gardheve, mureve, barrierave apo e çdo pengese tjetër fizike, të përhershme ose të përkohshme, që kufizon ose pengon aksesin e lirë të publikut në bregun e detit. Prej nesër pezullohen punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit turistik.
Ne seancën plenare të 16 korrikut, Partia Socialiste propozoi projektligjin e ri për turizmin i cili parashikon pezullimin e të gjitha punimeve të ndërtimit në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Ishte kreu i Grupit të PS, Balla ai i cili, njoftoi propozimin që sipas tij, do të garantojë cilës më të lartë ndaj turistëve në Shqipëri./ZËRI
