Politikë

Protestuesit dëbojnë Kaprin, Balliun e Muçin nga protesta, akuza edhe Dritan Goxhajt: Mos bëj negociata 

Mes një situate të tensionuar gjatë protestës që zhvillohet përreth Parlamentit, protestuesit kanë kërkuar largimin e tyre, madje duke drejtuar akzua ndaj tyre: "Opozitë e shtirur", "Dorëzoni mandatet".

zh.ll
Protestuesit dëbojnë Kaprin, Balliun e Muçin nga protesta,
momenti nga perplasja

TIRANË- Deputetët i 'Partisë Mundësia' Erald Kapri, demokrati Klevis Balliu dhe Redi Muçi i 'Lëvizjes Bashkë', nuk janë mirëpritur nga protetuesit. 

Mes një situate të tensionuar gjatë protestës që zhvillohet përreth Parlamentit, protestuesit kanë kërkuar largimin e tyre. madje duke drejtuar akzua ndaj tyre: "Opozitë e shtirur", "Dorëzoni mandatet".

Në një moment, Dritan Goxhaj iu afrua Balliut, ndrësa kjo ndezi edhe më tej pakënaqësitë. Protestuesit e akuzuan Goxhajn se është krah PD-së.

“Dritan, largohu! Mos bëj negociata!”, i thirrën ata.

Më herët, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe me Adriatik Lapajn, i cili u largua nga protestuesit dhe nuk u lejua të merrte pjesë në protestë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB