TIRANË-Në prag të nisjes së seancës plenare në Kuvend, Policia ka marrë masa lidhur me protestën e qytetarëve të paralajmëruar që do të mbahet para Parlamentit. Në pamjet e ndara zona përreth godinës së Kuvendit shihet teksa është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit.
Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. Këtë të martë, në orën 17:00, deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar.
View this post on Instagram
Seanca e parë do të jetë kryesisht ceremoniale. Fjalën hapëse do ta mbajë kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më tej rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve. Rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protestë jashtë godinës të paralajmëruar nga protestuesit.