Politikë

Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, vjen reagimi i parë nga radhët e PS, Braçe: Të bëhet kallëzim penal, të nisë hetimi

Braçe shprehet se trafiku i armeve është lidhur me vende në konflikt dhe nëse organet ligjzbatuese kanë fakte dhe prova, mund te nisin edhe një hetim kryesisht. 

F.I
Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, vjen reagimi i parë nga
Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj

TIRANË-Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me pretendimet për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në “Çim Peka LIVE” kërkoi të verifikohet trafiku i armëve, duke sjellë një rast në Itali, ku u kap një furgoni me raketa. Ahmetaj tha se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, duke pretenduar se armët vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera.

Lidhur me akuzat e ngritura nga ish-zv.kryeministri, deputeti Erion Braçe i ftuar në News.24 deklaroi se nuk është në dijeni të deklaratave konkrete, por nënvizon se çdo qytetar ka të drejtë dhe përgjegjësi që të denoncojë një fakt që mund të përbëjë vepër penale. Braçe shprehet se trafiku i armeve është lidhur me vende në konflikt dhe nëse organet ligjzbatuese kanë fakte dhe prova, mund te nisin edhe një hetim kryesisht. 

Erion Braçe: Në konceptin tim, apo me aq sa e njoh unë çështjen e trafikut të armëve, nisur nga periudha kur kemi qenë në opozitë, trafiku i armeve është lidhur me vende në konflikt dhe ku shitja e armëve ka qenë e ndaluar me rezoluta të OKB. Fjala bie në atë periudhë ne kemi shitur armë në Ruanda. Serbia ka qenë një nga vendet që ka përfituar pa masë nga kjo histori, qoftë me naftën qoftë me armatimin.

Nuk e di nëse zotëria ka parasysh këtë linjë të trafikut apo jo. Çdo kush në këtë vend ka një të drejtë kushtetuese dhe legjitime që të kallëzojë. Kur bie në dijeni të një fakti të një krimi, qoftë edhe trafiku i armëve duhet bërë kallëzim. Patjetër organet ligj zbatuese në rast se ka elemente të veprës penale, i mbështetur në fakte dhe prova mund të fillojë edhe një hetim kryesisht.

 

Poll

MOS HUMB