Politikë

Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi "me Berishën": Ka dështuar!

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kryemadhi u pyet nëse ngjante të njëjtin qëndrim me kryedemokratin Sali Berishën për SPAK.

k.m.
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi "me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për të respektuar masën e vendosur ndaj saj, atë të detyrim paraqitje. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kryemadhi u pyet nëse ngjante të njëjtin qëndrim me kryedemokratin Sali Berishën për SPAK. Ky i fundit ka premtuar se nëse do të vijë në pushtet, institucionin e Prokurorisë së Posaçme do ta shkrijë. E pyetur nga gazetarët nëse ndante të njëjtin qëndrim, Kryemadhi la të kuptohet se ishte "pro".

"Që të jemi të sinqertë po të them tani që duhet shkrirë SPAK-u do të thonë e thot për shkak të problemeve të veta që ka. Mendoj që çdo instrument ligjor për të cilën ne kemi votuar që të kemi një drejtësi të barabartë për të gjithë jo selektive, normal që momenti që kthehet në një vegël shantazhimi dhe linçimi ndaj politikanëve sidomos ndaj opozitës sigurisht që e ka kryer misionin e saj dhe ka dështuar në gjithë misionin e vetë të vendosjes së drejtësisë. Sa i përket çështjes SPAK nuk është krijuar për të bërë luftë politike, por është krijuar për të luftuar strukturat organizative kriminale që kanë të bëjnë me trafikun e drogës me krimin e organizuar edhe me terrorizmin sepse një nga pikat kyçe në atë kohë ka qenë edhe çështja e terrorizmit. Megjithatë instrumenti që në zgjedhjet e 2021, OFL e famshme u krijua si një instrument për të shantazhuar grupet kriminale në mënyrë të tillë që ata të ishin në funksion 100% të qeverisjes dhe administrimit të votave,"-u shpreh Kryemadhi. 

Kryemadhi komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

"Arrestimi i Veliajt erdhi për të balancuar lëvizjet e SPAK që e kemi dhe me anën tjetër. Jam nga ata që nuk kam frikë as të votoj pro dhe as kundër. SPAK është përballë një sfidë. Rasati i Veliajt është minoren në krahasim me dherat, inceneratorët. Dhe shumë raste të tjera. Për të mos vazhduar me historinë e naftës, grupeve kriminale në portin e Durrësit,"-tha Kryemadhi.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ajo konfirmoi edhe njëherë se nuk do të jetë kandidate për deputete, por do të jetë një zë opozitar. 

Si Kryemadhi, ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta; të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB