Politikë

Vota e diasporës/ Bylykbashi: 19% e emigrantëve iu është refuzuar regjistrimi, të hiqen barrierat

Ai i kërkoj mazhorancës që të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës.

F.I

Vota e diasporës/ Bylykbashi: 19% e emigrantëve iu është

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se KQZ duhet që të ndihmojë emigrantët që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar që të votojnë në zgjedhje. Ai i kërkoj mazhorancës që të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës.

Bylykbashi: KQZ të merret ne uljen e numrit të personave që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. U është refuzuar kërkesa, janë 19 për qind e zgjedhëvse që kanë bërë kërkesë dhe u është refuzuar. KQZ duhet patjetër që të merret në mënyrë të fokusuar duke i kontaktuar që të bëjnë të mundur regjistrimin e tyre. KQZ duhet të merret me secilin prej tyre, ata duhet që ti ndihmojnë sepse ata e kanë dokumentacion, KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta por duhet që ti ndihmojnë. Është teknikisht e mundur. Hapini rrugën që KQZ të bëjë ndryshimet dhe ata të regjistrohen, parlamenti duhet të heq barrierat për ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj.

Poll

MOS HUMB