
TIRANË- Procesi i numërimit të votave për Primaret në Partinë Demokratike ende nuk ka përfunduar në Tiranë, por sipas rezultateve të para, ndër më të votuarit është edhe deputetja Jorida Tabaku. Demokratja rezulton të jetë e para ndër deputetet vajza dhe gra me 650 vota. Në Tiranë kanë votuar 13 mijë anëtarë të PD-së, deri më tani, kandidat me më shumë vota në qarkun e Tiranës është Ilir Alimehmeti.
Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI