Politikë

Prezantohen me këngë ekipet e PS- Fieri me "'Free Mc's", Kukësi me valle, Durrësi me 'Ricchi e Poveri'

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, mbajti fjalën i pari në hapjen e fushatës së PS.

F.I

Prezantohen me këngë ekipet e PS- Fieri me "'Free

TIRANË-Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Një fushatë ndryshe, ku në sheshin ‘Skënderbej’, 12 qarqet po prezantohen sipas radhës me këngë e valle tradicionale. 

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, mbajti fjalën i pari në hapjen e fushatës së PS. Gjatë fjalës së tij Klosi tha se PS do të merrë 1 mln vota. Pas qarkut të Dibrës, i cili hapi dhe fushatën elektorale, ka ardhur qarku i Fierit. Në prezantimin e qarkut të Fierit, PS-ja ka marrë grupin muzikor elitë të Fierit, 'Free Mc', të cilët kanë kënduar këngën 'Vish Fustanin me Toka'.


Për të prezantuar ekipin e Durrësit, PS ka vendosur që të këndojnë këngën e grupit legjendar italian 'Ricchi e Poveri' 'Sarà perché ti amo'. Pasi përfundoi kënga, ka marrë fjalën drejtuesja e këtij qarku Emiriana Sako./ZËRI

Poll

MOS HUMB