
TIRANË- Partia Demokratike çeli sot fushatën e saj elektorale, por u vu re një ndryshim në familjen e kryedemokratit Sali Berisha. Në sheshin “Nënë Tereza”, u shfaq vetëm i biri i kreut të PD-së, Shkëlzen Berisha. Por, vajza e tij, Argita Malltezi nuk ka shkuar në miting. Nuk dihet se përse ka ndodhur ky rotacion në familjen e Berishës, pasi gjatë masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Argita Malltezi ka dalë përkrahë babait të saj, edhe ka bërë shumë dalje publike. Asokohe, u përfol se ajo do të merrte drejtimin e PD-së, por këto u mohuan prej saj dhe kryedemokratit Berisha.

Partia Demokratike çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 2025. Në këtë fushatë, mori pjesë edhe Strategu i “Aleancës Shqipëria Madhështore” Chris LaCivita mbajti një fjalim mjaft të shkurtër në çeljen e fushatës së PD. Po ashtu edhe Berisha gjatë fjalimit të tij, Berisha u shpreh se 11 maji do të jetë dita e fitores së shqiptarëve./ZËRI