Politikë

Posterat/ KQZ ultimatum partive: 24 orë afat, hiqini ose vjen Policia Bashkiake!

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se në çdo rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore

k.m.
Posterat/ KQZ ultimatum partive: 24 orë afat, hiqini ose vjen Policia
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim për çdo subjekt zgjedhor duke iu lënë afat 24 orë kohë për heqjen e materialeve propagandistike. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se në çdo rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore. Në të njëjtin njoftim specifikojnë edhe qarqet e vendit në të cilat janë gjetur edhe shkeljet. 

VENDIMI I KQZ: 

I’u la kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të .... (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore:

1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;

2. “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë;

3. Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;

4. “Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan;

5. Partia Djathtas 1912” në Delvinë".

Poll

MOS HUMB