
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg, por kjo nuk e pengon (të paktën ende) që të garojë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Por nëse Meta e ka të pamundur që të jetë vetë personalisht në hapjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, "të deleguar" janë fëmijët e tij.
FOTOT NGA SHESHI:
Bora, Era dhe Besar Meta kanë vendosur që të marrin pjesë në nisjen e fushatës së organizuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Të tre, afër njëri-tjetrit janë pozicionuar në pjesën e karrigeve përreth podiumit duke pritur të tjerët. Ndoshta pranë tyre do të vendoset edhe e ëma, Monika Kryemadhi, e cila edhe pse tashmë e divorcuar me Metën, ka premtuar se këtë fushatë elektorale do ta zhvillojë për të marrë një mandat për të, pasi vetë ka hequr dorë nga politika./ZËRI