
TIRANË- "Syri i keq!,"-kështu e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalimin e takimit me "vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, mbledhje që hasi jo pak vështirësi teknike. Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u vendos që të mbahej ndryshe kësaj here; me një takim kryesor që u vendos të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Balelit, por edhe në 12 qarqet e vendit që po mbahet në TKOB. Por lidhja në kohë reale shkaktoi jo pak probleme, edhe pse ideja ishte risi për socialistët dhe jo vetëm!
Prezantimin e grave për çdo qark, socialistët e lidhnin me figurën e një gruaje të suksesshme; për shembull për Tiranën u zgjodh një pasazh i recituar nga aktorja e ndjerë Margarita Xhepa; qarku i Beratit u hap me Margarita Tutulanin dhe Ermonela Jahon; në Shkodër "përfaqësuesja" ishte aktorja Roza Anagnosti, ndërsa Gjirokastër regjisorja Xhanfize Keko.
QARQET FDHE ZONJAT:
Qarqet e tjera, Lezha, Dibra, Durrësi dhe lidhja live me gratë në Milano dështoi!
Për të justifikuar atë që ndodhi, drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu tha: Nuk është e lehtë që të lidhesh paralelisht me 12 qarqe!
Ndaj që për të mbushur hapësirën bosh, fjalën e mori kryeministri Edi Rama. Edhe ky i fundit, iu desh që të adresonte "elefantin në dhomë", edhe pse në sallë kishte zonja që bërtisnin: Jemi këtu vetëm për ty!
Si pqrgjigje, kryesocialisti Edi Rama vlerësoi mbështetjen e madhe të grave dhe vajzave ndaj PS.
“Shumë faleminderit dhe ndërkohë që do të përpiqem të rregullojnë defektin Teknik që unë besoj se ishte i mirëseardhur se ishte orëvajtja e fundit e syrit të keq. Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni, sot jemi mbledhur njëkohësisht në 12 qarqert e vendit, ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Dhe duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtuesit dhe koordinatoret e çdo qarku për të përcjellë nga këtu dhe bashkë me ju për të gjitha gratë dhe vajzat një mesazh të drejpërdrejtë, Shqipëria është grua, Evropa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë."
Ndërkohë që PS sot zytarisht nisi fushatën, PD nis takimin e parë po sot, në orën 19.00 në sheshin Skënderbej./ZËRI