
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kësaj herë, ndryshe nga sa ka ndodhur herë të tjera, vetëm gratë dhe vajzat socialiste janë mbledhur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga ku do të lidhen me 12 qarqet e tjera të vendit.
I pranishëm është edhe kreu i qeverisë, i cili në krah ka kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin. Takimi ka nisur me një fjalim nga Evis Kushi dhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu./ZËRI
Poll